Ngjarjet e ditës http://ngjarjet.info/ Ngjarjet e ditës Wed, 05 Apr 2023 15:39:57 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5 https://ngjarjet.info/wp-content/uploads/2021/08/cropped-Site-Icon-Ngjarjet.info-1-32x32.png Ngjarjet e ditës http://ngjarjet.info/ 32 32 “Kam qejf me nejtë me djem e çika t’reja”, 82-vjeçari nga Gjakova i gatshëm të futet në Big Brother Albania – Video https://ngjarjet.info/kam-qejf-me-nejte-me-djem-e-cika-treja-82-vjecari-nga-gjakova-i-gatshem-te-futet-ne-big-brother-albania-video/ Wed, 05 Apr 2023 15:39:57 +0000 https://ngjarjet.info/?p=15798 Banori i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli po gjen përkrahje nga të gjitha vendet ku ka shqiptarë. Ai po

The post “Kam qejf me nejtë me djem e çika t’reja”, 82-vjeçari nga Gjakova i gatshëm të futet në Big Brother Albania – Video appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
Banori i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli po gjen përkrahje nga të gjitha vendet ku ka shqiptarë. Ai po quhet ndryshe edhe si fenomen, që ua ka marrë zemrat të gjithëve.

Njëri prej tyre është edhe një 82-vjeçar nga fshati Doblibare i Gjakovës. Në hyrje të fshatit banorët kanë vendosur një pankartë duke shkruar “Jemi me ty Luiz”.

I madh e i vogël e shikojnë vazhdimisht lojën e tij, por të marteve e të shtunave nuk del askush prej shtëpisë gjatë kohës kur është spektakli.

Televizorit nuk i largohet as Ton Pergega i cili nuk heziton të tregojë sesa shumë i pëlqen banori më i komentuar i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“82 vjet i kom po vazhdimisht e kqyri Big Brother, deri në ora 1 a 2 të natës rri qut”, ka thënë Pergega për T7.

82 vjeçarit i ka pëlqyer mjaftë shumë pankarta e vendosur në fshatin e tij, duke treguar kështu që i ndjek edhe banorët e tjerë.

Edhe pse ka 82 vjeç, Ton Pergega ka dëshirë të futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Kam dëshirë më nejt me djem e çika të reja”, shtoi Pergega.

VIDEO

/GazetaSinjali/

The post “Kam qejf me nejtë me djem e çika t’reja”, 82-vjeçari nga Gjakova i gatshëm të futet në Big Brother Albania – Video appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
Harta me Kosovën si pjesë e Serbisë, vjen reagimi i kryeministrit Rama https://ngjarjet.info/harta-me-kosoven-si-pjese-e-serbise-vjen-reagimi-i-kryeministrit-rama/ Wed, 05 Apr 2023 15:38:05 +0000 https://ngjarjet.info/?p=15795 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me raportimet në media për hartën ku shfaqej Kosova si pjesë të

The post Harta me Kosovën si pjesë e Serbisë, vjen reagimi i kryeministrit Rama appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me raportimet në media për hartën ku shfaqej Kosova si pjesë të Serbisë e që u përdor në një prezantim të organizuar nga ministria e Turizmit atje.

Rama ka shkruar se prezantimi është bërë nga një kompani spanjolle dhe se Spanja e ka ashtu hartën e Ballkanit.

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!”, ka shkruar Rama.

Kryeministri shqiptar tutje ka shkruar se Shqipëria s’është si Irani ku kontrollohen prezantimet dhe se organizimi i djeshëm s’ka qenë fushëbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja.

“Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!”, ka shkruar Edi Rama.

/GazetaSinjali/

The post Harta me Kosovën si pjesë e Serbisë, vjen reagimi i kryeministrit Rama appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
Publikohet punimi i diplomës së heroit Agim Ramadani, habit bukurshkrimi i tij https://ngjarjet.info/publikohet-punimi-i-diplomes-se-heroit-agim-ramadani-habit-bukurshkrimi-i-tij/ Wed, 05 Apr 2023 15:35:28 +0000 https://ngjarjet.info/?p=15792 Shukrije Ramadani, gruaja e heroit Agim Ramadani ka publikuar punimin e temës së diplomës të bashkëshortit të saj, Agim Ramadani

The post Publikohet punimi i diplomës së heroit Agim Ramadani, habit bukurshkrimi i tij appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
Shukrije Ramadani, gruaja e heroit Agim Ramadani ka publikuar punimin e temës së diplomës të bashkëshortit të saj, Agim Ramadani që e kishte bërë në Akademinë Ushtarake në Zagreb.

Ajo ka shkruar se tema e realizuar nga Heroi i Kosovës mund të jetë e dobishme për FSK-në.

“Të nderuar miq të portës sime digjitale. Meqë shumë nga ju keni njohur Agimin, por nuk keni pasur rastin të njihni bukurshkrimin, përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studiuar, po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit, në kazermën “Ivan Goshnjak” në Zagreb, duke qenë e bindur se edhe sot kjo temë është tejet e rëndësishme për ushtrinë tonë (FSK)e cila duhet të formësohet sa më profesionalisht që është e mundur. Më vjen keq, që ende nuk kemi arritur ta përkthejmë këtë punim diplome që me kaq dashuri ,përkushtim , profesionalizëm e durim u shkrua me dorën e Agimit! Ka mbi 70 faqe, këtu po i paraqes pak nga ato!”– ka shkruar ajo në Facebook.

/GazetaSinjali/

The post Publikohet punimi i diplomës së heroit Agim Ramadani, habit bukurshkrimi i tij appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
DnV: Rrethanat aktuale s’mundësojnë zgjedhje të lira e të drejta në veri https://ngjarjet.info/dnv-rrethanat-aktuale-smundesojne-zgjedhje-te-lira-e-te-drejta-ne-veri/ Wed, 05 Apr 2023 15:27:08 +0000 https://ngjarjet.info/?p=15789 Koalicioni i organizatave joqeveritare, “Demokracia në Veprim”, ka thënë se në rrethanat aktuale nuk ka mundësi që të zhvillohen zgjedhje

The post DnV: Rrethanat aktuale s’mundësojnë zgjedhje të lira e të drejta në veri appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
Koalicioni i organizatave joqeveritare, “Demokracia në Veprim”, ka thënë se në rrethanat aktuale nuk ka mundësi që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të drejta në veri të vendit më 23 prill. Në një reagim të mërkurën, DnV-ja ka thënë se situata aktuale, me mungesë të kandidatëve nga radhët e komunitetit serb, mund ta cenojë legjitimitetin e institucioneve që dalin nga zgjedhjet.

Lista Serbe ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet lokale që janë caktuar të mbahen në katër komunat veriore të dielën e 23 prillit. Kjo parti, që deri tash ka fituar zgjedhjet në radhët e komunitetit serb, ka kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe largimin e njësive “speciale” të Policisë nga veriu.

“Përkundër shtyrjes së disahershme të ditës së zgjedhjeve dhe afateve për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, subjektet politike, në veçanti ato të komunitetit serb, nuk kanë shprehur vullnet për të qenë pjesë e garës zgjedhore. Madje, në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ku komuniteti serb përbën mbi 90% të popullsisë, nuk është regjistruar asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb. DnV vlerëson se kjo situatë mund të cenojë legjitimitetin e institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet, pasi nuk garanton përfaqësim të drejtë të komunitetit serb”, thuhet në reagim të DnV-së.

DnV-ja ka thënë se organizimi i zgjedhjeve përballet me telashe edhe për shkak të dorëheqjeve të zyrtarëve zgjedhorë nga komuniteti serb. Ky koalicion i OJQ-ve ka thënë se edhe situata e sigurisë në katër komunat veriore mbetet e brishtë, pas dorëheqjes së zyrtarëve policorë serbë në fillim të nëntorit të vitit të shkuar. DnV-ja ka thënë se nëse organizohen zgjedhjet mund të pritet mungesa e interesimit të qytetarëve për të votuar.

“Kjo pritet të manifestohet edhe me dalje shumë të ulët në zgjedhje, që do të cenojë legjitimitetin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 23 prillit. Andaj, marrë parasysh situatën e tanishme në terren, DnV vlerëson që rrethanat e tanishme, nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri, në përputhje me standardet për zgjedhje të lira dhe të drejta”, thuhet në reagim.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin-Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të konvertimit të targave ilegale të automjeteve, të lëshuara nga Serbia.

Zgjedhjet e paralajmëruara më parë, për 18 dhjetor të vitit të kaluar, qenë shtyrë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.

Pas kësaj dhe pas caktimit të datës së re të zgjedhjeve, afati për paraqitjen e kandidaturave ka skaduar më 22 mars, e Lista Serbe nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në to./Demokracia

The post DnV: Rrethanat aktuale s’mundësojnë zgjedhje të lira e të drejta në veri appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
“Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë”, Çerkini: Pa nënshkrimin e Kurtit dhe Vuçiqit, nuk besoj aspak https://ngjarjet.info/serbia-pranoi-deklaraten-per-personat-e-zhdukur-me-dhune-cerkini-pa-nenshkrimin-e-kurtit-dhe-vuciqit-nuk-besoj-aspak/ Wed, 05 Apr 2023 15:24:05 +0000 https://ngjarjet.info/?p=15786 Pas deklaratave të shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Personat

The post “Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë”, Çerkini: Pa nënshkrimin e Kurtit dhe Vuçiqit, nuk besoj aspak appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
Pas deklaratave të shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti se Kosova dhe Serbia janë marr vesh në Bruksel, për deklaratën rreth çështjes së personave të zhdukur me dhunë, kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini, nuk i beson këtij dakordimi.

Çerkini në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nëse Hoti ka thënë se “Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë”, në anën tjetër kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq e thotë të kundërtën.

Sipas tij, kjo çështje ka mbetur pezull dhe nuk ka asgjë definitive deri në nënshkrimin e kësaj marrëveshje nga kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ai ka thënë se Serbia ka pranuar, e Petkoviqi thotë që s’kemi pranuar dhe e kemi heq fjalën ‘me dhunë’. Edhe çka është hiç mos me besu thonë ‘na jena dakordu, por duhet të vendosin Kurti me Vuçiqin’. D.m.th kjo ka mbet pezull dhe nuk ka asgjë definitive. Nuk besoj aspak hiç, deri të bëhet nënshkrimi i saj”, ka thënë Çerkini.

Ndryshe, shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter dhe kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti kanë bërë të ditur se Kosova dhe Serbia janë marr vesh për deklaratën rreth çështjes së personave të zhdukur me dhunë./Demokracia

The post “Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë”, Çerkini: Pa nënshkrimin e Kurtit dhe Vuçiqit, nuk besoj aspak appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
DOKUMENT| Kabineti i Rozeta Hajdarit i torturon shërbyesit civilë me pyetësor të ngjashëm si “bisedë informative” https://ngjarjet.info/dokument-kabineti-i-rozeta-hajdarit-i-torturon-sherbyesit-civile-me-pyetesor-te-ngjashem-si-bisede-informative/ Wed, 05 Apr 2023 15:22:08 +0000 https://ngjarjet.info/?p=15783 Nga kabineti i Ministres së Industrisë, Ndërrmarësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kanë filluar shpërndarjen e një pyetësori nëpër departamentet dhe

The post DOKUMENT| Kabineti i Rozeta Hajdarit i torturon shërbyesit civilë me pyetësor të ngjashëm si “bisedë informative” appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
Nga kabineti i Ministres së Industrisë, Ndërrmarësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kanë filluar shpërndarjen e një pyetësori nëpër departamentet dhe njësitë e kësaj ministrie.

Demokracia.com e ka siguruar një pyetësor të tillë, i cili u është shpërndarë sot, që përmban 20 pyetje.

Pyetje e parë drejtuar nëpunësve të MINT-it nis me përvojën e punës / stazhin dhe përfundon me pagesën që marrin ata.

Pyetësori që i ngjan më shumë një “bisede informative” të paraluftës, vazhdon me pyetje për zbatimin e kompetencave të përcaktuara sipas Rregullores së Sistematizimit në vendin e punës, për të vazhduar me detyra që nuk aplikohen sipas sistematizimit, etj.

Ka edhe pyetje të tilla si: Në bazë të ngarkesës mesatare në nivel institucioni, gjatë orarit të punës ju keni kohë? A) të lirë, B) të mjaftueshme për realizimin e lëndëve, C) të pamjaftueshme dhe mbingarkesë për realizimin e lëndëve.

Pyetja e parafundit e këtij pyetësori ka të bëjë me dënimet apo shpërblimet si masë disiplinore nga eprori apo mbikëqyrësi. Ndërsa, pyetja e fundit që iu bëhet nëpunësve të MINT-it lidhet me presionin gjatë ushtrimit të detyrave në vendin e punës. /Demokracia.com/

The post DOKUMENT| Kabineti i Rozeta Hajdarit i torturon shërbyesit civilë me pyetësor të ngjashëm si “bisedë informative” appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
Dërguti për Jakup Krasniqin: Dalsh faqebardhë sa më shpejt https://ngjarjet.info/derguti-per-jakup-krasniqin-dalsh-faqebardhe-sa-me-shpejt/ Wed, 05 Apr 2023 11:40:54 +0000 https://ngjarjet.info/?p=15780 Ish-eprorja e UÇK-së, Aida Dërguti, ka komentuar paraqitjen e Jakup Krasniqit para trupit gjykues në Hagë. Në profilin e tij

The post Dërguti për Jakup Krasniqin: Dalsh faqebardhë sa më shpejt appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
Ish-eprorja e UÇK-së, Aida Dërguti, ka komentuar paraqitjen e Jakup Krasniqit para trupit gjykues në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se Krasniqi angazhimin politik e ka paguar si i ri me burgjet e ish Jugosllavi dhe tani karrierën po e përmbyll në një proces tjetër politik në Hagë.

“Baci Jakup, njeriu i urtë e idealist, i cili angazhimin politik e paguajti si i ri me burgje në ish Jugosllavi, pas gjithë atij kontributi të jashtëzakonshëm me dekada, karrierën po e përmbyll në një proces tjetër politik, sërish duke qëndruar i burgosur në Hagë. Poshtëruese dhe e dhimbshme! Dalsh faqebardhë sa më shpejt! #LiriaKaEmërUÇK❤”, ka shkruar Dërguti./Demokracia

The post Dërguti për Jakup Krasniqin: Dalsh faqebardhë sa më shpejt appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
Musliu: Grupe serbe po stërvitën në Rashkë, synojnë destabilizimin e veriut https://ngjarjet.info/musliu-grupe-serbe-po-sterviten-ne-rashke-synojne-destabilizimin-e-veriut/ Wed, 05 Apr 2023 11:39:37 +0000 https://ngjarjet.info/?p=15777 Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raportoi sot me dyer të mbyllura në Komisionin parlamentar për mbikëqyrjen

The post Musliu: Grupe serbe po stërvitën në Rashkë, synojnë destabilizimin e veriut appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raportoi sot me dyer të mbyllura në Komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së.

Pas raportimit, kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu deklaroi se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, me përjashtim të katër komunave veriore.

Ajo tha se në bazë të raportimit të drejtorit të AKI-së, ka tendenca për destabilizim të sigurisë në veri, sidomos tash në prag të zgjedhjeve lokale atje.

Musliu nënvizoi se dy grupe serbe të së ashtuquajturës mbrojtja civile po stërviten në Rashkë të Serbisë për krijimin e trazirave në veri.

“Gjendja e sigurisë në Kosovë në përgjithësi konstatohet të jetë stabile, në përjashtim të katër komunave veriore të vendit, ku shihet tendenca për destabilizim. E ashtuquajtura organizata e mbrojtjes civile atje në bashkëpunim edhe me Listën Serbe, vazhdimisht kanë aktivitet në veri të vendit. Pjesëtarë të kësaj organizata, tashmë dy grupe janë duke kryer kurset e trajnimit në Rashkë për veprime destabilizuese në Kosovë”, tha kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Musliu dha edhe detaje për format e stërvitjes së këtyre grupeve kriminale.

“Për aksione të ndryshme eventuale që mund të merren në veri të Kosovës. Ka stërvitje për gjuajtje me armë dhe stërvitje për taktizim”, shtoi ajo.

Musliu theksoi se institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgatitura për çdo provokim në veri, pasi asgjë nuk mund të jetë e papritur.

“Linçimi dhe presioni është rritur ndaj qytetarëve serb, të cilës nuk i binden Listës Serbe në veri të Kosovës, prandaj si shtet dhe institucione duhet të jemi vigjilent dhe të përgatitur për çdo provokim të situatës atje që mos të na zënë në befasi, pasi asgjë nuk mund të jetë e papritur”, deklaroi Musliu.

Ditëve të fundit, disa vetura të serbëve të Kosovës në veri janë djegur për shkak të konvertimit të targave ilegale në RKS. Si pasojë e kësaj, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar serb në veri për djegien e këtyre veturave./Demokracia

The post Musliu: Grupe serbe po stërvitën në Rashkë, synojnë destabilizimin e veriut appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
VIDEO| Televizioni publik gjerman: Thaçi, një hero në bankën e të akuzuarve https://ngjarjet.info/video-televizioni-publik-gjerman-thaci-nje-hero-ne-banken-e-te-akuzuarve/ Wed, 05 Apr 2023 11:37:53 +0000 https://ngjarjet.info/?p=15774 Televizioni publik gjerman i ka kushtuar një kronikë nisjes së procesit të gjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare

The post VIDEO| Televizioni publik gjerman: Thaçi, një hero në bankën e të akuzuarve appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
Televizioni publik gjerman i ka kushtuar një kronikë nisjes së procesit të gjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në veçanti, ky televizion ka folur për ish-presidentin Hashim Thaçi. Televizioni në kronikën e tij tregon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi në Kosovë konsiderohet si heronj.

“Një hero i akuzuar për krime lufte”, kështu nis kronika e televizionit gjerman, përcjell Demokracia.com.

Ndër të tjera, kjo kronikë raporton edhe për bilbordet e shumta që gjenden kudo nëpër rrugët e Kosovës, me mbishkrimet “Heronj të luftës dhe paqes”.

Lojtës Videosh

Po ashtu, ky televizion ka raportuar edhe për marshin mbështetës që u mbajt në ditën e nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në  Hagë, ku rreth 6 mijë shqiptarë që jetojnë në mërgim u mblodhën në mbështetje të tyre./Demokracia.com/

The post VIDEO| Televizioni publik gjerman: Thaçi, një hero në bankën e të akuzuarve appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
“Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet”, Jakup Krasniqi tregon para gjykatësve për torturat ndaj tij https://ngjarjet.info/duart-dhe-kembet-i-kisha-gjithmone-te-enjtura-nga-rrahjet-jakup-krasniqi-tregon-para-gjykatesve-per-torturat-ndaj-tij/ Wed, 05 Apr 2023 09:00:17 +0000 https://ngjarjet.info/?p=15771 Jakup Krasniqi në ditën e tretë të seancës ka marrë fjalën për të thënë se aktakuzën e tanishme e konsideron

The post “Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet”, Jakup Krasniqi tregon para gjykatësve për torturat ndaj tij appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>
Jakup Krasniqi në ditën e tretë të seancës ka marrë fjalën për të thënë se aktakuzën e tanishme e konsideron të palogjikshme.

Ai filloi fjalimin e tij me histori personale të familjes së tij për të treguar se në çfarë rrethana është rritur dhe pse ka vendosur që të zgjedhë këtë rrugë.

Krasniqi para trupit gjykues foli edhe për dënimet dhe torturat që kishte përjetuar nga regjimi serb gjatë demonstratave të 81’ës.

“U ushtrua dhunë e tmerrshme edhe ndaj meje. Gjatë dy proceseve hetuese që janë zhvilluar ndaj meje 81/82 kam përjetuar tmerre që s’përshkruhen me fjalë. Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet. Pas dy proceseve të hetuesisë më dënuan dy herë. Më 81-ën me dënuan me 14 vjet burg, 92 me 15 vjet burg. I përmenda torturat që u ushtruan ndaj meje për të nënvizuar një fakt të pakontestueshëm. Asnjë hetues, asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar të Jugosllavisë që ishin përgjegjës për tortura pskike dhe fizike, që përjetova gjatë asaj kohe nuk ka qenë as objekt kritike në shkrimet e mia, i kam lënë të qetë që t’i brejë ndërgjegjja për veprimet e tyre kriminale”.

“S’e kuptoj logjikën e akuzës së tanishme kundër meje, ndaj popullit është ushtruar dhunë sistematike. I konsideroj tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën le të thotë se unë Jakup Krasniqi kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje burgosje apo formë presioni ndaj kujtdo qoftë”./Demokracia

The post “Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet”, Jakup Krasniqi tregon para gjykatësve për torturat ndaj tij appeared first on Ngjarjet e ditës.

]]>